Thursday, April 21

...





Dridhet toka
si muskujt nga nervat,
pemët kërleshen n’erë si gratë për flokësh.
nxihet qielli, shuhet drita,
arratisen zogjtë,
thua do të humbin në një tjetër botë…

Spektakli apokaliptik thesin biblik me grurë

ua ndërmend njerëzve,
thesin që çdo herë te dera
varur duhej ta mbaje
që t’i bije me kokë e ta rrëmbeje
në kulm të panikut!
Kur toka kujtohet që është
yll,
tremben njerëzit...

1988








No comments: