Sunday, April 17

Psalm



Paul Celan 

Kurrkush nuk na mbrun edhe një herë nga dheu e argjila,
Kurrkush nuk kuvendon për pluhurin tonë.
Kurrkush.

I bekuar qofsh ti, Kurrkushi,
Për hir tënd duam
ne të buisim.
Ty
Përkundër.

Kurrgjë
kemi qenë, jemi e do të
mbesim ne, buisim:
i Kurrgjëje
Trëndafil i Kurrkujt.

Me
kërcellin shpirtndritur,
me thekën shkretëtirë e qiellit,
kurora e kuqe
nga fjalë e purpurt, që ne kënduam,
mbi, o
mbi gjemb.


No comments: