Saturday, February 18

Mjerim njerëzor

A. Gryphius


E ç‘jemi ne njerëzit fundja? Një shtëpi e zymtë dhimbjesh,
një lëmsh i lumturisë false, një dritë e rremë e kohës, orës,
një skenë e frikës së hidhur, dekoruar me vuajtje të thikta,
një dëborë e shtrirë tanimë dhe një qiri i djegur në zjarr.


Kjo jetë sëmuret nga një fjalë, nga një shaka
me leckën e trupit të dobësuar përpara syve
dhe në librin e të vdekurve, emrat e të gjallëve
shkruar janë aty, larg zemrës e mendjes sonë.


Fryma që marr tani, dikur do marrë ikën me ajrin
Kush do të vijë pas nesh, do të na e shkelë varrin
Ç’po them? do të shkojë, si tymi me erërat e forta.