Friday, January 13

Ekskursion në mal

Franz Kafka


“Unë nuk e di,” – thirra pa zë. “Unë nuk e di. Në qoftë se askush nuk vjen, ahere nuk vjen askush. Unë nuk i kam bërë askujt ndonjë të keqe, askush nuk më ka bërë mua ndonjë të keqe, por askush nuk dëshiron të më ndihmojë. Askush, në masë. Por nuk është kështu. Përveçse askush nuk mund të më ndihmojë – përndryshe do të ish në masë askush i bukur. Me shumë dëshirë – pse jo – do të ndërmerrja një udhëtim me një shoqëri plot me askënd. Natyrisht, për në mal, ku tjetër? Sesi askush depërtojnë në njëri-tjetrin, me krahët e shtriqur dhe të kryqëzuar, me ato të shumta këmbë, të ndara nga hapa të vegjël! Kuptohet se të gjithë janë me frak.


Shkojmë lala, era fryn mes vrimave, që ne dhe gjymtyrët tona lëmë hapur. Qafat çlirohen në mal! Një çudi, që nuk këndojmë”.

Monday, January 9

Hije Trëndafila Hije






Ingeborg Bachmann


Nën një qiell të huaj
Hije Trëndafila
Hije
mbi një tokë të huaj
mes Trëndafilave dhe Hijes
në ujë të huaj
Hija ime.