Sunday, November 27

Pasqyrat


Sarah Kirsch

Pasqyra të zbrazura në shtëpi.
Fytyrë e bukur e askujt. Re
tërhiqen në të. Të butat të përhimtat të
rrufevrarat frikshëm. Sikur ai të
jetë në luftë.

Nga: S.K.: Rückenwind, 1977


Vijë si një flok i gjallë

Nelly Sachs

Vijë
si një flok i gjallë
tërhequr
vdekjenat’terrosur
nga ty
drejt meje.

Mëkuar
përjashta,
përkulem
e etur
për të puthur fundin e largësive.

Muzgu
hedh hobenë
e natës mbi të kuqe
zgjaton gjuhëzën e vendit tënd në det
dhe unë vë këmbën druajtshëm
mbi drithërimat e grahmës
së vdekjes që tanimë ka filluar.

Por kjo është dashuria-


(Flucht und Verwandlung, 1959)