Showing posts with label Paul Celan. Show all posts
Showing posts with label Paul Celan. Show all posts

Tuesday, February 5

Tenebrae


Paul Celan



Pranë të jemi, Zot,
pranë dhe të prekshëm.

Prekur tashmë, Zot
me njëri-tjetrin pleksur, si të ish
kurmi i kujtdo prej nesh
kurmi yt, Zot.

Falu, Zot,
faluna neve,
ne jemi pranë.

Pjerrtas shkuam,
shkuam, për t’u përkulur
mbi hone dhe kratere.

Në koritë shkuam, Zot.

Ishte gjak, ishte,
çka ti derdhe, Zot.

Shkëlqente.

Na shfaqi imazhin tënd në sy, Zot.
Sytë dhe goja janë hapur dhe bosh, Zot.

Kemi pirë, Zot.
Gjakun dhe imazhin, që ish në gjak, Zot.

Falu, Zot.
Jemi pranë.


Tuesday, March 13

Unë mund të të shoh ende


Unë mund të të shoh ende: një jehonë
e prekshme me fjalë-
ndjenjash, në kreshtë-
lamtumirë.

Fytyra jote friket butë,
kur papritur
çelet dritë
në mua, në pikën
ku njeriu thotë më dhimbshëm Kurrë.




Paul Celan

Wednesday, June 1

Ti ishe vdekja ime





Ti ishe vdekja ime,
ty mund të t'shtrëngoja
edhe pasi gjithçka më braktisi,
edhe fryma ime.


Paul Celan





Sunday, April 17

Psalm



Paul Celan 

Kurrkush nuk na mbrun edhe një herë nga dheu e argjila,
Kurrkush nuk kuvendon për pluhurin tonë.
Kurrkush.

I bekuar qofsh ti, Kurrkushi,
Për hir tënd duam
ne të buisim.
Ty
Përkundër.

Kurrgjë
kemi qenë, jemi e do të
mbesim ne, buisim:
i Kurrgjëje
Trëndafil i Kurrkujt.

Me
kërcellin shpirtndritur,
me thekën shkretëtirë e qiellit,
kurora e kuqe
nga fjalë e purpurt, që ne kënduam,
mbi, o
mbi gjemb.