Sunday, April 17

Në të bardhën nën rresht




Herta Müller
Përktheu Kapusta 2


Kartolina e Kryqit të Kuq nga ime më erdhi në nëntor në kamp. Kishte shtatë muaj rrugëve. Nga shtëpia ish dërguar qysh në Prill. Aty fëmija e mbështjellë bënte tashmë një treçerek viti në botë. Kartolinën me vëllain e këmbyer e vura nën shaminë e bardhë mu në fund të valixhes. Mbi kartolinë qëndronte vetëm një rresht dhe unë nuk gjendesha në as edhe një germë. Madje as edhe në të bardhën nën rresht.
Në fshatin e rusëve (Russendorf) kisha mësuar të lyp. Për t'u përmendur, nënës nuk doja me iu lyp. Gjatë dy viteve që mbeten e kisha detyruar veten të mos dërgoja kartolinë. Lypjen e kisha mësuar gjatë dy viteve të shkuara nga Ëngjëlli i Urisë. Gjatë viteve që më kishin mbetur mësova nga Ëngjëlli i Urisë krenarinë e përafërt. Ishte aq e pa përpunuar, sa edhe të ngulmuarit përballë bukës. Më rrënonte mizorisht. Çdo ditë Ëngjëlli i Urisë më shfaqte nënën sesi ajo përtej jetës sime mëkonte tim vëlla, të këmbyerin. E rregullt dhe e ngopur e drejtonte ajo karrocën e bardhë në kokën time sa andej-këtej. Dhe unë e shihja nga të gjitha anët nga ku nuk dukesha, as edhe në të bardhën nën rresht.




No comments: