Monday, April 4

Lamtumirë



Një bletë tërhoqi rrethin e saj,
prej harkut lakuar, trupin
pjerri mbi tokë të papunuar.

Një bletë fluturoi në lëndinën e përtejme
dhe lëndina një mëngë pushbutë
dhe ti qëndron aty i etur për të parë
përmjet vrimës botën e rrethit të braktisur,
koshere bletësh në anën e tejme
të lëndinës së paprekur.

Një bletë është ngatërruar në dritë.
Hesht, që zëri i saj të mos vdesë.

Kundërdrita
për një grimë edhe xheloze,
që tokën ta mashtronte, nuk iu gjegj.
Lamtumirë, herbarium veror.  

No comments: