Thursday, April 21

...





Dridhet toka
si muskujt nga nervat,
pemët kërleshen n’erë si gratë për flokësh.
nxihet qielli, shuhet drita,
arratisen zogjtë,
thua do të humbin në një tjetër botë…

Spektakli apokaliptik thesin biblik me grurë

ua ndërmend njerëzve,
thesin që çdo herë te dera
varur duhej ta mbaje
që t’i bije me kokë e ta rrëmbeje
në kulm të panikut!
Kur toka kujtohet që është
yll,
tremben njerëzit...

1988








Monday, April 18

Ekspozitë




Furra të shuara dhe të shembura
Si kratere vullkanesh të vdekur;
Xhama të thyer mprehtësisht gjer lart,
Që të shqetësojnë
Si të ishin thyer vetë qiejt...
Kjo uzinë e braktisur hesht, por sot
Aty një ekspozitë arti është hapur.
 
Çapiten vizitorët mbi zhurin e truallit;
Vëmendshëm si nxënësit në shkollë vështrojnë
Pikturat me ngjyrat e ngjeshura nervozisht,
Varur mbi muret me suva të prishur...
Pastaj portretet me asimetri tragjike,
Modeluar në baltë me mollëzat e dridhshme
Të gishtave;
Më pas diademat me diamante
Flamurin e një supershteti më tutje
Krekosur në bishtin e një fshese të madhe,
Pemët e shkulura, hedhur mbi shkrumb.
Dhe oturakët e azilit të pleqve
Mbushur me lule…

Por shih!
Shkëputet një vizitor
Për të pshurrur te rrënojat, në fund të repartit.
Të tjerët e ndjekin me interes,
Që të shijojnë performancën e tij të beftë.
Ah, ç’zgjidhje e hollë
E kuratorit ….

1995

Sunday, April 17

Gedicht vom Verlust



Du verstehst nie was du verlierst

Hüpfst herum wie eine Katze im
Grünen Raum deiner Augen

Und ich, beleidigt, gedemütigt,

Lausche dir hinter meinem Schatten

Es wird spät, so spät nach der Trennung

Über der Glut breche ich Reisig
Blase wie verrückt in die Asche
Und werfe Blumen hinein, Kopftücher, Gedichte
Klamotten und alles was ich habe
Und bleibe doch ein armer Nackter
Den das Feuer nicht mehr wärmt.

Du verstehst nie was du verlierst

Hüpfst herum wie ein Blatt in den endlosen Blumengärten
Deiner Augen

Aber ich will dich lieben

Unbedingt.


9. September 1991, përktheu Hans-Joachim Lanksch


Poezia e humbjes

Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb
lodron si një mace në hapësirën
e gjelbër të syve të tu
dhe unë i fyer i poshtëruar
të përgjoj pas hijes sime
bëhet vonë, sa vonë nga ndarja
unë mbi prush thyej shkarpa
si idiot i fryj hirit
ndizu zjarr
dhe hedh aty lule, shami, vjersha
rrobat e çdo gjë që kam
e ngel një lakuriq i varfër, zhveshur
që zjarri dot më s'e ngroh.

Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb
lodron si një gjethe në lulishtet pa anë
të syve të tu
por unë dua të të dua
me çdo kusht.

Ervin Hatibi

Psalm



Paul Celan 

Kurrkush nuk na mbrun edhe një herë nga dheu e argjila,
Kurrkush nuk kuvendon për pluhurin tonë.
Kurrkush.

I bekuar qofsh ti, Kurrkushi,
Për hir tënd duam
ne të buisim.
Ty
Përkundër.

Kurrgjë
kemi qenë, jemi e do të
mbesim ne, buisim:
i Kurrgjëje
Trëndafil i Kurrkujt.

Me
kërcellin shpirtndritur,
me thekën shkretëtirë e qiellit,
kurora e kuqe
nga fjalë e purpurt, që ne kënduam,
mbi, o
mbi gjemb.


E kam një plan



Herta Müller
Përktheu nga origjinali Kapusta 1


Do ta mashtroj peshoren e tij kur Engjëlli i Urisë të më përkundë mbi të.
E lehtë si buka ime e kursyer do të jem, e fortë si ajo për t'u kafshuar.
Do ta shohësh i them vetes, ky është një plan i shkurtër me jetëgjatësi.

Në të bardhën nën rresht




Herta Müller
Përktheu Kapusta 2


Kartolina e Kryqit të Kuq nga ime më erdhi në nëntor në kamp. Kishte shtatë muaj rrugëve. Nga shtëpia ish dërguar qysh në Prill. Aty fëmija e mbështjellë bënte tashmë një treçerek viti në botë. Kartolinën me vëllain e këmbyer e vura nën shaminë e bardhë mu në fund të valixhes. Mbi kartolinë qëndronte vetëm një rresht dhe unë nuk gjendesha në as edhe një germë. Madje as edhe në të bardhën nën rresht.
Në fshatin e rusëve (Russendorf) kisha mësuar të lyp. Për t'u përmendur, nënës nuk doja me iu lyp. Gjatë dy viteve që mbeten e kisha detyruar veten të mos dërgoja kartolinë. Lypjen e kisha mësuar gjatë dy viteve të shkuara nga Ëngjëlli i Urisë. Gjatë viteve që më kishin mbetur mësova nga Ëngjëlli i Urisë krenarinë e përafërt. Ishte aq e pa përpunuar, sa edhe të ngulmuarit përballë bukës. Më rrënonte mizorisht. Çdo ditë Ëngjëlli i Urisë më shfaqte nënën sesi ajo përtej jetës sime mëkonte tim vëlla, të këmbyerin. E rregullt dhe e ngopur e drejtonte ajo karrocën e bardhë në kokën time sa andej-këtej. Dhe unë e shihja nga të gjitha anët nga ku nuk dukesha, as edhe në të bardhën nën rresht.




Në bark







Vrava një korb nga dritarja e pasme.
Dielli ish mpakur, dordolecëve mbi arë 
iu pikonin lot të stilizuar, 
shumë ngrohtë brenda, shumë ftohtë jashtë.

Qiellin e krisi vdekja e shtatë fëmijëve
joshur nga gënjeshtrat e tyre, heshturazi
varen hijet nën varre, gruri në arë
është harruar, korb i rrëgjuar, 
brenda shumë ftohtë, shumë ftohtë jashtë.

në të vërtetë një asgjë



në të vërtetë
ish asgjë
(mes nesh)
se edhe nëse
diç do të kish
qenë
tani
jo asgjë
në të vërtetë
është asgjë
shumë pak
për të mos thënë
asgjë.


/am/

Wednesday, April 13



Shihni sa lart
E ngritën fëmijët
Tullumbacen e diellit!

***

Du Fu, Du Fu
Ar vjeshte përndezur erërash
Diku dufuuu...

***

Po lahet mjellma;
Spërdredhjet e saj
Koreografi striptize... 



art: Christiane Löhr

Monday, April 4

Lamtumirë



Një bletë tërhoqi rrethin e saj,
prej harkut lakuar, trupin
pjerri mbi tokë të papunuar.

Një bletë fluturoi në lëndinën e përtejme
dhe lëndina një mëngë pushbutë
dhe ti qëndron aty i etur për të parë
përmjet vrimës botën e rrethit të braktisur,
koshere bletësh në anën e tejme
të lëndinës së paprekur.

Një bletë është ngatërruar në dritë.
Hesht, që zëri i saj të mos vdesë.

Kundërdrita
për një grimë edhe xheloze,
që tokën ta mashtronte, nuk iu gjegj.
Lamtumirë, herbarium veror.  

Friday, April 1

q.e.d.



Një ditë do të jeni me humor të mirë.
Për një portret katrorit mund t'i pozoni.
T'ardhmen tuaj, nëse doni ta dini,
një tjetër katror përdorni, futini një fletushkë të
plotësuar;
dhe mos u trembni, e ardhmja juaj nuk do të jetë
veç e lumtur...
Pastaj një tjetër katror shtëpinë mund t'jua ruaj,
aq perfekt, sa dhe lidhjen me policinë e bën
vetë...
Po të dëshironi, pastaj...
një tjetër katror partnerin jua zëvendëson
dhe sex mund të bëni me të, sipas një
kodi,
sekret që dini vetëm ju,
(dhe do shihni si do të prekeni nga
besnikëria e tij e lartë)
Një tjetër ditë, gjithmonë nëse jeni me humor
të mirë,
katrori pa ojë, edhe mund t'ju zëvendësojë...