Sunday, April 17

Në bark







Vrava një korb nga dritarja e pasme.
Dielli ish mpakur, dordolecëve mbi arë 
iu pikonin lot të stilizuar, 
shumë ngrohtë brenda, shumë ftohtë jashtë.

Qiellin e krisi vdekja e shtatë fëmijëve
joshur nga gënjeshtrat e tyre, heshturazi
varen hijet nën varre, gruri në arë
është harruar, korb i rrëgjuar, 
brenda shumë ftohtë, shumë ftohtë jashtë.

No comments: