Friday, December 23

Pushoni së vrari të vdekurit


Pushoni së vrari të vdekurit,
mos bërtisni më, mos bërtisni,
nëse doni sërish t'i dëgjoni,
në shpresoni të mos i humbisni
 
pëshpërimat e tyre nuk ndihen
s'bëjnë as zhurmën që mbrun vetvetiu
hareja e barit që rritet
ku s'shkel asnjë këmbë njeriu.


***

Kudo ka barqe të butë
për të shpikur njerëz 
si mua.


*** 

Hesht vogëlush një çikë,
zemrën peng e kam lënë;
acarit dhe brengës
këto rroba ç't'u bëjnë?
Gojëkyçurit yje
hedhin sytë përmbi dhé:
 
njëri po qan,
tjetri vetes i shtiu:
dy shilinga në javë
kushton jeta e njeriut.


shumë