Thursday, March 29


Michael Krüger


Për Arianen


Kur ti pate shkuar,
unë i hoqa çarçafët shtratit tënd.
Dysheku ngjante
me një të burgosur zhelan.
Kur tash unë shuaj dritën
nuk jam më i sigurt se
në cilën anë jam shtrirë.
Me njërën këmbë në burg,
me tjetrën në liri,
për gjumë s’bëhet fjalë.




Nga: Natën, nën pemë.

Tuesday, March 13

Unë mund të të shoh ende


Unë mund të të shoh ende: një jehonë
e prekshme me fjalë-
ndjenjash, në kreshtë-
lamtumirë.

Fytyra jote friket butë,
kur papritur
çelet dritë
në mua, në pikën
ku njeriu thotë më dhimbshëm Kurrë.




Paul Celan

Friday, March 9

fluid

Dritarja e drunjtë është një katror i zi. Nga vrimat e tjera pas saj lëshohet tym mbi tokën e lagur. Mbush xhepat me grushtat e duarve dhe i afrohem nga pas të tretit që dua. Trupi më është deformuar. Kam dy gjinj të rrumbullakët, të fortë, groteskë. Kam provuar disa herë t’i ndez me shkrepëse dhe gjithnjë veçse jam vrarë. Ata janë aty, aty edhe tani që i afrohem. Përballë pasqyrës të brendshmet duken të bardha. Nga kërthiza rrjedh lëng i bardhë. Oleg shikon gjunjtë e mi dhe lëkurën poshtë vrimave dhe bardhësisë së lëngut. Janë të rrumbullakët, të vegjël të fortë. Në pasqyrë më shohin sytë e mi më të gjelbër se dikur. Sytë e tij janë të lidhur me damarë të kuq. Buzët i djegin dhe i thonë diçka. Çfarë thonë është një bisedë në dhomë me vetveten në të njëjtin tru. Prekem me pasqyrën dhe vrimat shkëmbehen me njëra-tjetrën. Me gisht ai ushtron forcë mbi sipërfaqen e pasqyrtë të tjetrës si unë. Unë shfryj dy re të bardha mbi trupin e saj. Ajo një ylber të zi.