Tuesday, July 19

Unë të dua kaq shumë





Hans Bötticher alias Joachim Ringelnatz (Kuttel Daddeldu)

Të dua kaq shumë!
Pa u menduar
një tjegull nga stufa ime
do ta kisha dhuruar.

Nuk të kam bërë gjë.
Por po bie në trishtim.
Në të pjerrtë, në hekurudhë
gjineshtra ka marrë dritë.

Fund - i ndaluar -
por kurrë i harruar.
Unë bredh
Çdo gjë, që zgjat e zgjat
është e paqtë.

Koha i bën pleh
gjithë qëniet.
Një qen leh.

Ai nuk mund të lexojë.
Ai nuk mund të shkruajë.
Ne nuk mund të qëndrojmë.

Qesh.
Vrimat janë parësore
te një shoshë.
Të dua kaq shumë.

Thursday, July 7





R.M.R.


Me të gjithë sytë sheh kreatura 
hapësirat,
por sytë tanë, 
si përsëprapthi
të përqëndruar tërësisht tek ajo
si kurthe janë, si kurthe rreth daljes së lirë.
Atë çka është jashtë
ne e shohim përmes kafshëve.
Portret i veçuar,
qysh fëmijë na kthejnë ne, me detyrim
që përmbysur të shohim formësimin
dhe jo hapësirën,
kaq të qartë në portretin e kafshës,
të lirë nga vdekja.
Ne shohim vetëm atë, kafshën e lirë,
që rënien e lë pas, gjithnjë
ndërsa perëndinë e ka përpara
dhe, kur shkon,
atëherë shkon në përjetësi
porsi rrjedha e burimit...




Sunday, July 3

Zbrazëtia


Erich Fried



Sa zbrazët është, atje ku diç ish
Ku çka ish?
Diç, çka aty më nuk është
Dhe nuk është më aty?
Pse jo?
Dhe vërtet jo?

Nuk mund të jetë sërish aty?
Nuk guxon të jetë sërish aty?
Sa e madhe duhet të ketë qenë,
Çka aty ish
gjithqë tani,
kur mbase aty më nuk është
apo mbase aty më nuk do të jetë,
kaq zbrazët është, sa zbrazëtia në zbrazëti shndërrohet,
ose rrënohet
ose qetësohet.

Nuk do të duhej që qetësia në fakt ndryshe të qe
nga diç, çka e zbrazët është
dhe megjithëqë e ftohtë është,
edhe pse zbrazëtia më e ftohtë nuk mund të jetë,
nga diç, çka e zbrazët është
dhe megjithëqë djeg,
edhe pse zbrazëtia dot nuk mund të djegë
sa diç, çka e zbrazët është
dhe megjithëqë grykën të zë
edhe pse zbrazëtia grykën dot nuk mund ta zërë.

Ç’është pra?