Wednesday, June 29

Vesh' i Judës

http://www.gerhard-richter.com/includes/retrieve.image.php?paintID=4954&size=xl
Olga Martynova

Ku fshihesh ti shpirt, mendoi një njeri 
brenda në tren si lexues i gazetës,
asgjëkundi, lexoi më pas rrëmbimthi
gjithkund hiçgjë, veç njollës së mungesës.

Një psikolog shkroi mbi një letër
ne mendojmë se mendojmë, por nuk mendojmë…
sytë ngriti dhe pa në dëborën e squllët,
qyteti një pyll i madhur mes drurësh të zhveshur
ne ndiejmë se ndiejmë, por nuk ndiejmë…
lexoi, mandej mendoi: udhëtoj për ku, për se?
Zbriti në motin e keq në dëborë,
qyteti shëmbëlltyrë e trurit.
Hyri në pyllin e mveshur me akull dhe mendoi:
le të jetë pra kështu
edhe jeta ime një asgjë,
le të shkruajnë në gazetë
qëllimi nuk është qëllim, e qeshura e qeshur nuk është
një gjë duhet të jetë mendimi apo e qeshura vetë.

Dimri u err sakaq dhe ai e takoi. Me duar preku trungun e një peme për t’u ngrohur.

Zërin e rrethoi kërpudha
gjithkund, hiçi zërin s’e degjoi.
Përmbi të zezë, shtogu, një xhufkë,
vesh' i Judës në dhjetorin me rrënjë.

Ç’humor i mbrapshtë e thirri në kët’ pyll të natës?

Terri u shkrumbua pastaj vetiu
u rrumbullakos në mesin e kërpudhës
rreth tij dhe rreth saj
u hap një rrip rruge
poshtë një rrote të manovruar nga
të qeshura, kërcime dhe zhurmë.

Fishkëllima që nuk dëgjoi,
gufoi edhe nofullat e kalit.
Ish zbardhur.

Hipi në tren si askushi,
për ku?
mendoi dhe u përlot…

Sunday, June 26

Ode për shishen time







Gjëja që nga unë merr puthje, gjithnjë
pranë meje qëndron dhe bën rojë  
për shkak të shenjave të gishtërinjve rreth saj
një agjent po t'më kërkonte, lehtë do t'më gjente
dhe në qoftë plastike, mes nesh do të zgjasë  
deri në fund kur fundi të vijë.


J. Ghossein 





Thursday, June 23

Lule të këputura













Lule të këputura
rrezet e pjerrëta
në pyll.


***

Pyll me myshk dhe heje,
me heshtje shurdhuese
e mjegull në fund.


***


Pemë e vetmuar në fushë,
zog i vetmuar n'ajër
poeti hesht...


***


Sa të largët yjet!
ndaj mbytemi n'ëndërrim
kur i shohim?



konarel

Wednesday, June 22

Reklamë





Ingeborg Bachmann


Por ku shkojmë
asnjë andrallë, mos u andrallos
kur errësohet dhe kur bëhet ftohtë
mos u andrallos
mirëpo
me muzikë
çfarë duhet të bëjmë
i qeshur me muzikë
dhe mendojmë
i qeshur
kundrejt një fundi
me muzikë
dhe ku i shpiem
më mirë
pyetjet tona dhe dridhmën e gjithë viteve
në lavanderinë e ëndrrave pa andralla, mos u andrallos
por çfarë ndodh
më mirë
kur heshtja e varrit
hyn.



Foto: G. Richter

Wednesday, June 15

*

Vollbild anzeigen











1.
Borë dhe erë e ngrirë.
Por ja një detaj:
zogu që fluturon...

2.
Shi mbi pyll
Kuajt e egër
Nën pemë presin.

3.
Të pikëlluara
Fytyrat e lulevjollcave!
Por ç’duan prej meje?

4.
Gjithë jetën do t’i shoh
Gjethet në vjeshtë
Që bien e bien...

5.
Mjellmën që po ulet
Çfarë e krijoi?
Mos vallë mjellaza n’ajër?

6.
Me bizhutë e ylberit në gushë
Vallë në ç’pullaz do të ndalë,
Pëllumbesha e dashuruar?



konarel


Foto: G. Richter

Tuesday, June 14

Fizikanët

 

Band of Outsiders (Jean-Luc Godard, 1964)
Për infermieren

Njutoni- Ky Ernesti. Më ka bërë të humb toruan. Si mundet një njeri të mbysë një infermiere.  
Ngrihet nga kanapeja dhe e pi një gllënjkë konjak.
Inspektori- Edhe ju e keni mbytur një infermiere.
Njutoni- Unë?
Inspektori- Infermieren Dorotea Moserin.
Njutoni- Atë mundësen?  
Inspektori- Në datën 12 gusht. Me litarin e perdes.
Njutoni- Kjo ish diçka tjetër, zoti Inspektor. Unë në fund të fundit nuk jam i marrë. Për të mirën tuaj.
Inspektori- Për tuajën.
Njutoni pi.
Njutoni- Infermierja Dorotea. Eh, kur mendoj për të. Flokëverdhë. Çuditërisht e bëshme. Edhe elastike, paçka se vinte e plotë në trup. Ajo më donte dhe unë e doja. Dilema nuk mund të zgjidhej veçse me një litar perdeje.
Inspektori- Dilema?
Njutoni- Detyra ime është të vras mendjen për forcën e rëndesës e jo të bie në dashuri me një femër.
Inspektori- Kuptoj.
Njutoni- Pastaj, diferencë e madhe në moshë.
Inspektori- Po po. Ju me siguri duhet të jeni mbi dyqind vjeç.
Njutoni e sheh me habi – Pse?
Inpektori- Epo, Njutoni...
Njutoni- Jeni matufosur apo bëni vetë, zoti Inspektor?
Inspektori- Dëgjoni!
Njutoni- E besoni vërtet se unë jam Njutoni?
Inpektori- Ju po e besoni, ndaj...
[..]
Dürrenmatt

Monday, June 13

fuckyeahexperimentalthing


(via tigertrap)

兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵兵
兵兵兵兵兵兵兵乒兵兵兵兵兵兵兵乓兵兵兵兵兵兵兵乒
兵兵兵乓兵兵乒兵兵兵乒乒兵兵乒乓兵兵乒乓兵兵乓乓
乒乒兵兵兵兵乓乓乓乓兵兵乒乒乓乓乒乓兵乓兵兵乓乓
兵乒兵乒乒乒乓乓兵兵乒乒乓乓乓乓乒乒乓乓乒兵乓乓
乒兵乓乓乒兵乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓
乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓
乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓乒乒乓乓
乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓乒乓
乒乓乒乓乒乒乓乓乒乓乒乓乒乒乓乓乒乓乒乓乒乒乓乓
乒乒乒乒乒乒乒乒乓乓乓乓乓乓乓乓乒 乒乒乒 乓
乓乓 乒乓乒乒 乒 乓 乒乒 乒乒 乓乓
乒乒 乓乒 乒 乓 乒 乓 乒乒乒 乓 乒
乒乒 乓 乓乓 乒 乒 乓 乒 乓 乒
乒 乓乓 乓 乒 乓
乒 乓 乒 乓 乓
乒 乓
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘
丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘丘

Wednesday, June 8

Kisha e vdekur



Georg Trakl


Mbi stolat e errët kruspullosen
Dhe ngrenë vështrimet e shuara
Kah kryqi. Dritat vezullojnë vagullt,
Dhe e turbullt dhe e ndaluar plaga e shenjtë.
Temjani ngjitet nga ena e artë
Për në lartësi; kënga drejt vdekjes
Fishket; dhe e pasigurt dhe e zbehur ëmbëlsisht
Dhoma si e rrënuar. Prifti shkon
Drejt altarit; por ushtron me fytyrë të lodhur
Ritet e besimit; një lojtar i mjerë,
Para besimtarëve të padenjë me zemër të ngrirë,
Në lojë të pashpirt me bukë dhe verë.
Zilja tringëllon. Dritat regëtijnë zbehtë
Dhe si meit, si e mveshur plaga e shenjtë!
Organo rënkon. Në zemrat e lënduara
Dridhen kujtimet. Një dhembje e gjakosur
Mbështillet në errësirë dhe dyshimi
E vështron me shumë sy për në hiç.
Dhe një zë, që tingëllon si gjithë të tjerët,
Lëshon një psherëtimë, përhapet në grinë e dhomës,
Grija e vdekjes rritet: Ki mëshirë për ne,
Zot!

Wednesday, June 1

Ti ishe vdekja ime





Ti ishe vdekja ime,
ty mund të t'shtrëngoja
edhe pasi gjithçka më braktisi,
edhe fryma ime.


Paul Celan