Thursday, April 19

Kënga e statujës




Rainer Maria Rilke

Kush është ai që më do aq shumë,
sa të mohojë jetën e tij të shtrenjtë?
Nëse njëri mbytet për mua në det,
do të rikthehem nga guri në jetë
atëherë, në jetë e shpenguar.

Sa shumë përmallem për gjakun që vrujon;
guri është i qetë.
Ëndërroj për jetën: jeta është e mirë.
Nuk e ka askush guximin,
me të cilin dua të zgjohem?

Dhe kur më në fund të jem në jetën,
që më jep gjithë thesaret, -
- - - - - - - - - - - - - - - - -
kështu e vetme do të
qaj, qaj për gurët e mi.
E ç’më hyn në punë gjaku im, kur piqet si vera?
Ai s’do mund të thërresë nga deti atë,
që aq shumë më deshi.

Nga “Libri i Pikturave”


Art: Bosch

Tuesday, April 10

Gjarpërinj dashurie gri


R. M. Rilke

Gjarpërinj dashurie gri kam flakur
nga sqetullat e tua. Si përmbi gurë të nxehtë
lëshohen ata tani dhe gëlltisin copëza epshi.
1915


Portret i pianistes kosovare Ardita Statovci


Ardita Statovci është një pianiste nga Kosova, e cila jeton prej vitesh në Salzburg, ku ka kryer edhe studimet e larta. Ajo rrjedh nga një familje e njohur në Kosovë.
Ardita Statovci
Ardita Statovci
Ardita Statovci ka lindur në Kosovë, në vitin 1982 dhe që nga mosha tetë vjecare ajo filloi mësimet në piano, në shkollën e ulët të muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë. Prindërit e saj janë dy figura të njohura në Kosovë. Nëna, profesore për degën Etnologi në Universitetin e Prishtinës dhe i ati, jurist e njëkohësisht rektor i Universitetit të Prishtinës në kohen e represionit të atjeshëm. Si dashamirës të muzikës, ata i dhanë shtysë dhe përkrahje morale Arditës, që në fëmijërinë e saj.
"Pianon e kishim në shtëpi dhe kam luajtur edhe si fëmijë duke mësuar prej nënës dhe motrave të mia".
Ardita Statovci është shpërblyer dy herë me çmimin "Talenti i Kosoves" dhe në moshën 14 vjeçare paraqiti koncertin e parë solistik. Vetëm një vit më vonë ajo do të pranohej në Akademine e Arteve në Universitetin e Prishtinës.
"Në përgjithësi kam përfunduar tri nga dy vite për një vit shkollor. Kështu që në moshën 16 vjeçare kisha mbaruar maturën".
Më 12 tetor 1997, Ardita paraqit koncertin e parë jashtë vendit, në Austri, nën patronazhin e "Shoqatës për Teater Muzikor" në Vjenë. Po në moshën 15 vjeçare, Statovci fiton të drejtën për të studiuar në Universitetin Mozarteum në Salzburg.
 Nga një koncert i Ardita Statovcit
Nga një koncert i Ardita Statovcit
"Në Salzburg isha në moshën 15 vjeçare. Natyrisht nuk e dija gjuhën gjermane dhe vështirësitë e fillimit ishin të shumta. Por meqë arti është internacional dhe gjuhën e muzikës e kuptojne të gjithë, kjo ishte ajo çka e bënte fillimin më të lehtë".
Që nga viti 1997 "Shoqata për Teater Muzikor" - Vjenë ka përkrahur pianisten në shkollimin e saj në Austri. Në gusht të 1999 brenda një periudhe mjaft të shkurtër ajo realizoi pjesën solo në piano dhe udhëhoqi performimin e parë të baletit "Come una danza" të kompozuar nga Kurt Rapf dhe me koreografi të Richard Adamas.

"Bashkëpunimet janë të vazhdueshme. Mund të veçoja punën me orkestrën e të rinjve nga Zvicra. Edhe bashkëpunime me pianistë të famshëm,siç janë Elisabeth Leonskaja, Carmen Piazzini etj".
Si nga të vetmet artiste kosovare në Universitetin e Salzburgut, Ardita i ka kaluar vitet e luftës së Kosovës në Austri, ku megjithëse larg vendlindjes, nuk mund të mos përjetonte sitautën qe zotëronte ne atdhe.
"Megjithatë mendoj se ne jemi mësuar që të vazhdojmë më tutje, pavarësisht asaj që ndodhi apo mund të ndodhte".
Në vitin 2004 ajo u shpërblye me bursë nga Internationale Mazarteum Stiftung.
Në të njëjtën kohë ajo merr diplomën e saj në klasën koncertale nga Christof Lieske në Salzburg. Më 2005 vlerësohet me çmim nga Yehudi Menuhins Live Music Now dhe më 2006 me Börsendorfer Preis Mozarteum në Salzburg. Një vit më pas ajo mbyll me bravur studimet për piano në Universitetin Mozarteum në Salzburg, ku edhe jeton më tej.
Megjithatë Ardita nuk i ka shkëputur lidhjet me vendlindjen e saj, Kosovën. Ndër vende të shumta si Austri, Zvicer, Maqedoni, Kroaci, Francë, Bosnje, Hungari, Gjermani etj, ka dhënë koncerte edhe në Kosovë, ku pritet nga publiku i saj i parë dhe artdashës i Kosoves.
"Është një publik i mrekullueshëm. Është një ndienjë fare tjetër kur luaj në Prishtinë. Njerëzit në publik janë ata që më kanë ndjekur që nga fëmijëria e deri tani".

Studentët shqiptarë në Gjermani



Hapi fillestar është ai i aplikimit në një shkollë të lartë gjermane dhe që këtu fillojnë problemet e para. Ndër dokumentet e nevojshme është dëftesa e shkollës së mesme, të cilën një maturant në Shqipëri e merr sipas rregullit rreth fillimit të korrikut. Pas noterizimit dhe legalizimit edhe në ambasadën gjermane, kopja e dëftesës duhet të dërgohet përpara datës 15 korrik, pasi ky është afati i fundit i dorëzimit të kërkesës për studimin në Gjermani, pavarësisht se në cilin Universitet. Albi, student në Frankfurt, tregon se nëse dokumentet jane të gjitha në rregull "nuk ka asnjë problem për të marrë visë".

Pas pranimit në universitet

Nëse shkolla e lartë pranon kërkesën e studentit shqiptar, ky i fundit merr një ftesë, me të cilën paraqitet në ambasadë për të marrë fillimisht një visë 3 mujore. Për këtë visë mujore duhen paraqitur vërtetime shëndetësore si dhe vërtetime bankare dhe pas këtij hapi, me pak fat gjendesh në një nga qytetet e Gjermanisë. Përsa i përket vizës në Gjermanni, duhet të paraqitesh në zyrën e të huajve me dokumentet e nevojshme si vërtetimin e universitetit, sigurimin shëndetësor apo vërtetimin bankar, me një shumë prej rreth 7000 eurosh të cilat sigurojnë qëndrimin për një vit.

Vështirësitë e fillimit

Pas mbërritjes nisin problemet e vërteta të fillimit në vend të huaj, tregojnë studentët e ardhur në Gjermani. Ona, e cila jeton që prej 10 vjetësh në Gjermani dhe ndërkohë ka përfunduar studimet thotë se sot është më e vështire sesa vite më parë, pasi është rritur niveli i jetesës si edhe kërkesa dhe niveli i universitetit.

Ajo çka ndryshon nga vendet e tjera, është se në Gjermani pjesa dërmuse e studentëve nuk fillojnë menjëherë shkollën e lartë, pasi dëftesa e shkollës së mesme në Shqipëri është e nevojshme, por jo plotësisht e vlefshme. Zoti Sitke, punonjës në zyrën për studentet e huaj në qytetin e Frankfurtit, shpjegon: "Nxënësi që zotëron një dëftesë të shkollës së mesme në Shqiperi, ka të drejtën për të visituar Studienkolegun në Gjermani.

Ndërkohë studenti, që ka vizituar një vit apo ka marrë një nga provimet pranuese në shkollat e larta në Shqipëri, mund të fillojë menjëherë me shkollën e lartë".

Studienkoleg është faza e parë e universitetit në Gjermani. Ai është një vit përgatitor dhe me fillimin e tij, çdokush zotëron statusin e studentit, biletën studentore si dhe të drejtën për të jetuar në një nga konviktet e universiteteve.

Por për të hyrë në studienkoleg duhet së pari të marrësh provimin pranues, ku vihen në provë njohuritë  bazë të gjermanishtes dhe në sajë të degës, për të cilën studenti apo studentja ka aplikuar, ndjek intensivisht gjuhën gjermane dhe degë të tjera, si kimia matematika, fizika, letërsia, sociologjia, biologjia apo ekonomia. Përfundimi i Studienkoleg-ut është një nga rrugët për të studiuar në Gjermani.

Në pjesën më të madhe të universiteteve, studentët paguajnë tashmë rreth 750 Euro për semestër, megjithëse në landin ku përfshihet qyteti i Maincit, studentët vazhdojnë të paguajnë vetëm rreth 200 Euro për çdo semestër, kjo si rrjedhojë e politikës së partisë socialdemokrate, SPD në këtë land.

Punë paralelisht me studimet

Shumë studentë për të përballuar jetën punojnë në vende të ndryshme, ku pjesa më e madhe paguhen jo më shumë se 400 Euro. Megjithatë e drejta për të punuar është e kufizuar. Çdo studenti i lejohet të punojë vetëm 90 ditë të plota në vit, pra 8 orë punë në 90 ditë, ose 4 orë punë në 180 ditë. Megjithatë me shumë punë, vullnet dhe durim kanë mbaruar deri tani universitetin shumë studentë shqiptarë në Gjermani.



DW