Showing posts with label R.M.R.. Show all posts
Showing posts with label R.M.R.. Show all posts

Thursday, April 19

Kënga e statujës




Rainer Maria Rilke

Kush është ai që më do aq shumë,
sa të mohojë jetën e tij të shtrenjtë?
Nëse njëri mbytet për mua në det,
do të rikthehem nga guri në jetë
atëherë, në jetë e shpenguar.

Sa shumë përmallem për gjakun që vrujon;
guri është i qetë.
Ëndërroj për jetën: jeta është e mirë.
Nuk e ka askush guximin,
me të cilin dua të zgjohem?

Dhe kur më në fund të jem në jetën,
që më jep gjithë thesaret, -
- - - - - - - - - - - - - - - - -
kështu e vetme do të
qaj, qaj për gurët e mi.
E ç’më hyn në punë gjaku im, kur piqet si vera?
Ai s’do mund të thërresë nga deti atë,
që aq shumë më deshi.

Nga “Libri i Pikturave”


Art: Bosch

Tuesday, April 10

Gjarpërinj dashurie gri


R. M. Rilke

Gjarpërinj dashurie gri kam flakur
nga sqetullat e tua. Si përmbi gurë të nxehtë
lëshohen ata tani dhe gëlltisin copëza epshi.
1915


Thursday, July 7





R.M.R.


Me të gjithë sytë sheh kreatura 
hapësirat,
por sytë tanë, 
si përsëprapthi
të përqëndruar tërësisht tek ajo
si kurthe janë, si kurthe rreth daljes së lirë.
Atë çka është jashtë
ne e shohim përmes kafshëve.
Portret i veçuar,
qysh fëmijë na kthejnë ne, me detyrim
që përmbysur të shohim formësimin
dhe jo hapësirën,
kaq të qartë në portretin e kafshës,
të lirë nga vdekja.
Ne shohim vetëm atë, kafshën e lirë,
që rënien e lë pas, gjithnjë
ndërsa perëndinë e ka përpara
dhe, kur shkon,
atëherë shkon në përjetësi
porsi rrjedha e burimit...