Monday, January 24


Bar Enverian

Te lulishtja, ku ish monumenti i Enverit,
Kostarët kositnin bar.
Asgjë lirike s'ndjeva
Për herë të parë.


Fund

Alarm!
Kafshët po rrallohen shumë...
Alarm!
Njerëzit po shtohen shumë...


Retrospektivë në lëndinën e lotëve

Retë mbyllin qiellin,
Si dora që sytë e të vdekurit mbyll,
Humbën hijet; era gjarpërisht u vërtit,
Karvani i kurbellinjve u shkëput.
Kudo ndoshta bie shi,
Lot bien këtu.






Tek afishet e vdekjeve,
Në rrugën e tij të përditshme, 
Pavetëdijshëm një mëngjes afrohet,
Emrin e tij kërkoi midis emrash,
Fytyrën e tij mes fotografish, 
Por s'i gjeti, 
Dhe iku...


1991

Duartrokitje



Sa shumë duartrokitje
Populli im
Të gjitha
Shuplaka
Surratit
T'u kthyen...