Thursday, February 24

Te kjo rrugë



Është Vasil Laçi këtu,
Në relievin e bronztë të historisë.
Kalojnë njerëz, makinat kalojnë;
Kjo rrugë tashmë trafik të rrëmbyeshëm ka,
Ritëm që s’bie as ditë as natë.

Përreth bronzit me hije të rëndë,
Brekë varin varg si kortezh patash,
Çdo ditë shitësit e zellshëm ambulantë.
Revolja e nxehtë e heroit;
Që shembi perandorin dhe
Lavdinë e rreme,
S’është më mbi helmetat e fashistëve;
Por e ngatërruar mes brekëve...

No comments: