Wednesday, February 16

Monument diktature



Dy këmbë të stërmëdha
Me çizme gjithe gozhdë, që nxjerrin vetëtima satanike.
Dy këmbë shtypëse, që vazhdojnë edhe aty
Ku duhet të jetë barku i butë.
Stomaku ku duhet të jetë, ku duhet të jenë mushkëritë.
Dy këmbë dhe aty, ku duhet të jetë zemra.
Këmbë, këmbë dhe aty, ku duhet të jetë koka…
Por midis këmbëve mund të duket një lule.
Një fëmijë mund të duket
Një dritë vezulluese.
Prandaj, prapa këmbëve, një mur mbyllës
I lëmuar pa ngjyrë
Si asgjëja…

No comments: