Monday, February 14

Këpucët e Leninit

Monumentin e Leninit
Të përuruar bujshëm pas Luftës,
Thuajse ilegalisht po e çmontojnë natën,
Jo për ta futur në Galeri,
As për ta ringritur në një shesh tjetër,
Por për ta hedhur të shpërbërë
Jashtë ditëve....

Si t’ishte objektiv për t’u qëlluar,
Ashpërsisht, prozhektorët e zbulojnë.
E trand vinçi Leninin, e këput
N’ajër e lëkund si marionet,
Apo si një pendule ore,
Që kohë nuk tregon më…

Pa shihini këpucët që ndahen nga
trupi
Dhe mbesin mbi piedestal!
A thua, në Shqipëri, përsëri ,
Do t’i mbathë ndokush, vallë?

 
1991

No comments: