Saturday, February 5

Në kombinatin e Maliqit




Duhej të xhironim në burg një fragment filmi;
Në burg policia s’na la,
Ambjentet e tij
Në Kombinatin e Maliqit i gjetëm
Krejt të përshtatshëm...
Hekura nëpër shkallë, hekura te dritaret,
Hekura dhe në zyrat – kafazë
Të sekretarëve të partisë dhe
Shefave të kuadrit...
Kudo sahatë sovjetikë që vazhdojnë të tregojnë,
Kohën,
Tabela emulacioni socialist, vodkë, zymti gri,
Por nuk ishim në burg pra,
Në një ndërrmarje të madhe ishim,
Që ende prodhonte
Sheqer panxhari... 




2 comments:

Anonymous said...

po autorin vajza snuk e thote?

Anonymous said...

http://www.youtube.com/watch?v=KBOpRyR2ewk