Monday, January 24


Bar Enverian

Te lulishtja, ku ish monumenti i Enverit,
Kostarët kositnin bar.
Asgjë lirike s'ndjeva
Për herë të parë.


Fund

Alarm!
Kafshët po rrallohen shumë...
Alarm!
Njerëzit po shtohen shumë...


Retrospektivë në lëndinën e lotëve

Retë mbyllin qiellin,
Si dora që sytë e të vdekurit mbyll,
Humbën hijet; era gjarpërisht u vërtit,
Karvani i kurbellinjve u shkëput.
Kudo ndoshta bie shi,
Lot bien këtu.



No comments: