Wednesday, March 16

Zyra e përkrahjes soicale



Sot është këtu dhe një ish drejtor…
Fytyrën e ka të squllët
Si mish i nxjerrë nga frigoriferi.
E shoh me një kureshtje pa takt
Tek rri në radhë kokulur më të tjerët.
Por si u bë kaq shpejt
Kostumi i vjetër;
E vjetër këmisha e kollarisur,
Që të jepte gjer dje
Kënaqësinë e një luleje të freskët?

Tashmë i papunë, për fare pak para
Rri në radhë me qyqarë të tjerë.
Miqtë s’e njohin më, ndryshuan edhe ata,
Si aktorët kur mësojnë një rol të ri...
Ish drejtori pas derës pret;
Druhet mos e njohin,
Ndërsa nëpunësja e shtetit,
E fyen, kur i zgjat lekët...

No comments: