Tuesday, March 22

Rezultoi


Eksperimenti 1

Veç për hir të rimës,
i shkoqi gjithë me limëz.

Eksperimenti 2

Shkruaje prore
mbi çdo fletore,
shkruaje kukan
me kukull për dore.

Eksperimenti 3

Edhe kur asgjëja nuk ndërron
edhe kur koha me të qëndron.

Eksperimenti 4

Shkruaje tani kohën,
shkruaje në rresht
një festë.

Eksperimenti 5

Shkroi një faqe të plotë
+ ende kohë
– ah, është e kotë.

Rezultati

Kohë e mpiksur e shkruar
festë në dhe´ e fiksuar
derisa dikur të bien
( fjalët )
reflektojmë mbi hijen.
Kjo ishte.
Kjo është e gjitha.
E gjitha
ai është!



No comments: