Wednesday, March 16

Log


Në logun e blertë mes pyllit të lartë,
Ku mjegullat treten sapo drita shkrep,
Një fermer plak me traktorin e tij
Thesin plot mish të freskët sjell,
Për zogjtë grabitqarë që enden përreth.

Korbat e zinj me divizën e vdekjes,
Skifterë të ngjeshur, shqiponjat mbretërore,
Rrëmbyeshëm mblidhen, kur gjaku i ndjell
Përhihen n’ajër, krrokatin ngjethshëm
Sillen rrotull si karuzel.

Shqyejnë mishin me thonj dhe sqep,
Gëlltiten grykshëm, fryhen, sulen
Si armët kur prishen, u bien pendët;
Por s’tremben nga ndeshjet dhe çiftëzohen,
Në fluturim martesor humbin qiejsh...

Këtë gosti të egër, nga një tribunë e ulët,
Përmes dylbish turistët e ndjekin.
Ndiejnë nevojë ata herë pas here,
Për kacafytjet e zogjve emblemorë;
Shajnë dhe shfryjnë dhe shfrejnë mllefet…

No comments: