Olga Martynova
Ku fshihesh ti shpirt, mendoi një njeri
brenda në tren si lexues i gazetës,
brenda në tren si lexues i gazetës,
asgjëkundi, lexoi më pas rrëmbimthi
gjithkund hiçgjë, veç njollës së mungesës.
Një psikolog shkroi mbi një letër
ne mendojmë se mendojmë, por nuk mendojmë…
sytë ngriti dhe pa në dëborën e squllët,
qyteti një pyll i madhur mes drurësh të zhveshur
ne ndiejmë se ndiejmë, por nuk ndiejmë…
lexoi, mandej mendoi: udhëtoj për ku, për se?
Zbriti në motin e keq në dëborë,
qyteti shëmbëlltyrë e trurit.
Hyri në pyllin e mveshur me akull dhe mendoi:
le të jetë pra kështu
edhe jeta ime një asgjë,
le të shkruajnë në gazetë
qëllimi nuk është qëllim, e qeshura e qeshur nuk është
një gjë duhet të jetë mendimi apo e qeshura vetë.
Dimri u err sakaq dhe ai e takoi. Me duar preku trungun e një peme për t’u ngrohur.
Zërin e rrethoi kërpudha
gjithkund, hiçi zërin s’e degjoi.
Përmbi të zezë, shtogu, një xhufkë,
vesh' i Judës në dhjetorin me rrënjë.
Ç’humor i mbrapshtë e thirri në kët’ pyll të natës?
Terri u shkrumbua pastaj vetiu
u rrumbullakos në mesin e kërpudhës
rreth tij dhe rreth saj
u hap një rrip rruge
poshtë një rrote të manovruar nga
të qeshura, kërcime dhe zhurmë.
Fishkëllima që nuk dëgjoi,
gufoi edhe nofullat e kalit.
Ish zbardhur.
Hipi në tren si askushi,
për ku?
mendoi dhe u përlot…
No comments:
Post a Comment