
Për infermieren
Njutoni- Ky Ernesti. Më ka bërë të humb toruan. Si mundet një njeri të mbysë një infermiere.
Ngrihet nga kanapeja dhe e pi një gllënjkë konjak.
Inspektori- Edhe ju e keni mbytur një infermiere.
Njutoni- Unë?
Inspektori- Infermieren Dorotea Moserin.
Njutoni- Atë mundësen?
Inspektori- Në datën 12 gusht. Me litarin e perdes.
Njutoni- Kjo ish diçka tjetër, zoti Inspektor. Unë në fund të fundit nuk jam i marrë. Për të mirën tuaj.
Inspektori- Për tuajën.
Njutoni pi.
Njutoni- Infermierja Dorotea. Eh, kur mendoj për të. Flokëverdhë. Çuditërisht e bëshme. Edhe elastike, paçka se vinte e plotë në trup. Ajo më donte dhe unë e doja. Dilema nuk mund të zgjidhej veçse me një litar perdeje.
Inspektori- Dilema?
Njutoni- Detyra ime është të vras mendjen për forcën e rëndesës e jo të bie në dashuri me një femër.
Inspektori- Kuptoj.
Njutoni- Pastaj, diferencë e madhe në moshë.
Inspektori- Po po. Ju me siguri duhet të jeni mbi dyqind vjeç.
Njutoni e sheh me habi – Pse?
Inpektori- Epo, Njutoni...
Njutoni- Jeni matufosur apo bëni vetë, zoti Inspektor?
Inspektori- Dëgjoni!
Njutoni- E besoni vërtet se unë jam Njutoni?
Inpektori- Ju po e besoni, ndaj...
[..]
Dürrenmatt
No comments:
Post a Comment