Wednesday, June 22

Reklamë





Ingeborg Bachmann


Por ku shkojmë
asnjë andrallë, mos u andrallos
kur errësohet dhe kur bëhet ftohtë
mos u andrallos
mirëpo
me muzikë
çfarë duhet të bëjmë
i qeshur me muzikë
dhe mendojmë
i qeshur
kundrejt një fundi
me muzikë
dhe ku i shpiem
më mirë
pyetjet tona dhe dridhmën e gjithë viteve
në lavanderinë e ëndrrave pa andralla, mos u andrallos
por çfarë ndodh
më mirë
kur heshtja e varrit
hyn.



Foto: G. Richter

No comments: