Franz Kafka
E ftohtë dhe e vështirë është dita e sotme
Retë ngrijnë.
Erërat janë shira të tendosur.
Ngrijnë njerëzit.
Hapat tingëllojnë të metalta
Mbi gurë të hekurt.
Dhe sytë kundrojnë
Liqene të bardhë të paanë.
Në qytezën e vjetër qëndrojnë
Shtëpiza të ndritura të Krishtlindjeve,
Nuskat e tyre shumëngjyrëshe kundrojnë
Kekun e sheqerosur me borë.
Mbi vendin e spërkatur me hënë
Heshturazi ecën përpara një njeri në borë,
Hijen e tij të gjatë era
ia fshik gjer në shtëpi.
Njerëz, që përshkojnë urat e errëta,
takojnë shenjtorë
me qirirnj të mekur.
Retë, që mbulojnë qiellin e murrmë
prekin kishat
me kambanore të nëmura.
Njëri, në kuadrat të parvazit mbështetur,
e që kundron në ujët e muzgët,
duart përmbi gurë të vjetër.
1903, për Oskar Pollak-un
No comments:
Post a Comment