Friday, March 9

fluid

Dritarja e drunjtë është një katror i zi. Nga vrimat e tjera pas saj lëshohet tym mbi tokën e lagur. Mbush xhepat me grushtat e duarve dhe i afrohem nga pas të tretit që dua. Trupi më është deformuar. Kam dy gjinj të rrumbullakët, të fortë, groteskë. Kam provuar disa herë t’i ndez me shkrepëse dhe gjithnjë veçse jam vrarë. Ata janë aty, aty edhe tani që i afrohem. Përballë pasqyrës të brendshmet duken të bardha. Nga kërthiza rrjedh lëng i bardhë. Oleg shikon gjunjtë e mi dhe lëkurën poshtë vrimave dhe bardhësisë së lëngut. Janë të rrumbullakët, të vegjël të fortë. Në pasqyrë më shohin sytë e mi më të gjelbër se dikur. Sytë e tij janë të lidhur me damarë të kuq. Buzët i djegin dhe i thonë diçka. Çfarë thonë është një bisedë në dhomë me vetveten në të njëjtin tru. Prekem me pasqyrën dhe vrimat shkëmbehen me njëra-tjetrën. Me gisht ai ushtron forcë mbi sipërfaqen e pasqyrtë të tjetrës si unë. Unë shfryj dy re të bardha mbi trupin e saj. Ajo një ylber të zi.

No comments: